Hera e parë në histori! Botërori 2030, në 3 kontinente dhe 6 shtete

Në vitin 2030, Kupa e Botës në futboll do të bashkojë tre kontinente dhe gjashtë shtete me rastin e njëqindvjetorit të këtij kompeticioni. Këshilli i FIFA-s vendosi t’i akordojë finalet e 2030 Marokut, Spanjës dhe Portugalisë si kandidatura e vetme. Kombëtaret e këtyre tre shteteve do të kualifikohen automatikisht.

Duke marrë parasysh kontekstin historik të Kupës së parë të Botës që u mbajt në 1930 do të organizohet një ceremoni unike të festimit në kryeqytetin e Uruguait, Montevideo, si dhe ndeshjet e para do të luhen gjithashtu edhe në Argjentinë dhe Paraguaj.

E para nga këto tre ndeshje do të luhet në stadiumin ku filloi gjithçka, në legjendarin Estádio Centenário në Montevideo. Kjo është hera e parë që Kupa e Botës do të zhvillohet në tre kontinente dhe gjashtë shtete të ndryshme.

Në të njëjtën kohë, Këshilli i FIFA-s ra dakord që në përputhje me parimin e rotacionit të konfederatave dhe për të siguruar kushtet më të mira të mundshme për organizimin e turneve, të inkurajohen vende nga Azia dhe Oqeania të paraqesin kandidaturën për Botërorin 2034.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share