Heqja e vizave për qytetarët serb të Kosovës/ Kurti e quan të padrejtë vendimin e Këshillit të BE-së

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur të padrejtë vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për heqjen e regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.

Konsideron se ky veprim është dekurajues për integrimin e serbëve.

“E konsiderojmë të padrejtë, të dëmshme dhe gjithashtu dekurajuese për integrimin e serbëve. Sidoqoftë shteti i Kosovës, Republika jonë demokratike dhe e pavarur e ka forcuar pasaportën e saj si asnjëherë më parë, ndërkaq ne nuk kemi mundësi të mëdha që të ndikojmë te vendimet e Brukselit”, deklaroi Kurti.

Një ditë më parë Këshilli I Bashkimit Evropian ka vendosur që të heq regjimin e vizave për qytearët serb që posedojnë pasaporta të serbisë e që ipet nga strukturat ilegale serbë në Kosovë.

Edhe reagimet e Presidencës së Kosovës e kanë vlerësuar venmdimin e BE-së  si sabotim të procesit të integrimit të komunitetit serb në Kosovë, e në veçanti në një periudhë kur një numër i madh i qytetarëve të etnisë serbe në Kosovë po pajiseshin me pasaporta të Republikës së Kosovës.

Pasaporta të lëshuara nga Beogradi zyrtar për qytetarë të Kosovës, e ku vendbanimin e kanë në qytete të Kosovës nuk njihen nga autoritetet e Kosovës dhe konsiderohen si dokumente ilegale.

Vendimi pritet t’i prekë rreth 18 mijë banorë serbë të Kosovës që i posedojnë këto dokumente.  

Lexo gjithashtu
Total
0
Share