Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm sa i përket marrëveshjes së Bratislavës, po vlerësojnë njohës të rrethanave politike atje. Edhe pse sipas tyre, Kosova ka filluar zbatimin marrëveshjes, por puna e bërë deri më tani është e pa mjaftueshme për BE-në dhe për këtë unioni nuk i ka larguar masat që ka marr më herët.
Ata kanë shtuar se Qeveria nuk e ka kryer detyrën kryesore që është duke kërkuar BE-ja, e që është shkuarja e shpejt në zgjedhje në katër komunat veriore.
Njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku, tha se marrëveshja e Bratislavës është marrëveshje politike që do të duhej që të prodhonte procese dhe efekte politike. Por që kjo nuk po ndodh për faktin që siç thotë ai me të drejtë Qeveria e Kosovës po kërkon ta përfshijë aspektit ligjor në këtë proces. Ai shtoi se Kosova në raport me BE-në nuk mund të përdor politikat e sekuencimit të jetësimit të marrëveshjeve.
“Marrëveshja e Bratislavës është marrëveshje politike dhe do të duhej të prodhonte procese dhe efekte politike, ajo nuk po prodhon për faktin që Qeveria e Kosovës me të drejt po kërkon pjesëmarrje të aspektit ligjor në proces. Kjo është e pamundshme për arsye se kemi të bëjmë më një proces zgjedhor, me një marrëveshje politike e cila prodhon efekte të procesit zgjedhor ngjashme”. “Është më së e vërtet që ka pasur hapa nga ana e Qeverisë së Kosovës drejt përmbushjes se marrëveshjes së Bratislavës, mirëpo ju e dini shumë mirë që Bashkimi Evropian e ka cilësuar si hap pozitiv, mirëpo nuk është që e ka konsideruar që duhet të jenë të kënaqshëm këto hapa për të ardhur deri tekë momenti i tërheqjeve të masave”, tha ai. “Në anën tjetër Kosova në raport me BE-në nuk mund të përdor politikat e sekuencimit të jetësimit të marrëveshjeve për arsye të pozicioneve që janë diametralisht pozicione të kundërta dhe të pamundshme në kuptimin për t’u krahasuar dhe për të përdor politika të sekuencimit. Për faktin që kemi të bëjmë më një marrëveshje që është mesë Kosovës, Qeverisë së saj dhe BE-së”, tha ai.
Arbnor Sadiku, njohës i çështjeve politike, tha se BE-ja përveç kërkesës së largimit të Policisë nga komunat veriore ka kërkuar edhe dorëheqjen e kryetarëve të atyre komunave ose gjetjen e një metode më të shpejt për të shkuar në zgjedhje.
“Praktikisht dihet në parim që vendosja e një mase së sanksioneve ndaj një shteti është shumë e lehtë por pastaj heqja e këtyre masave kërkon vështirësi në Unionin Evropian, pasi që dihet se shumica e vendimeve merren mbi bazën koncensuale duhet të pyeten të gjitha vendet anëtare. Natyrisht BE-ja ka kërkuar që përveç tërheqjes së Policisë së Kosovës nga pjesa veriore në ndërtesat e komunave, që të kemi sa më shpejt edhe largimin e kryetarëve të komunave ose dorëheqjen tyre. Ose gjetjen e një metode më të shpejt për shkuarjen në zgjedhjet lokale në veriun e Kosovës”, tha ai.
Ai tha se rruga që ka zgjedhur Qeveria e Kosovës për të shkuar në zgjedhje është një rrugë më e gjatë, e cila sipas tij, dërgon në një status kohë.
Sadiku theksoi se mos-heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës është duke ndodhur pasi, sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk e ka kryer detyrën kryesore, e cila është shkuarja në zgjedhje.
“Ajo që kemi parë Ministria e Pushtetit Lokal dhe qeveria e Kosovës kanë gjetur një rrugë tjetër e cila është më tepër rrugë e cila vazhdon status kohën dhe blen kohë dhe gjuan fajin më tepër tekë serbet e veriut. Natyrisht që heq përgjegjësin nga vetvetja dhe pamundëson që të kemi shumë shpejt zgjedhje. Jo mos punës por mos punës së duhur, se ajo disa punë i ka bërë i ka tërhequr dy herë ka 25 për qind të policisë së Kosovës, por nuk i ka kryer ato detyrat kryesore siç është shkuarja e shpejt në zgjedhje dhe jo përmes një udhëzimi administrativ, pasi që dihet se ligji për vetëqeverisje lokale është shumë i qartë në këtë drejtim”, tha ai.
Qeveria e Kosovës pat njoftuar në korrik se është pajtuar që të zvogëlojë praninë policore në veri dhe të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën. Ky pajtim ishte arritur gjatë një takimi joformal që u mbajt në Bratislavë midis zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Këto ishin pikat për të cilat ishin pajtuar Kosova dhe BE-ja për shtensionim të situatës në veri:
• Policia e Kosovës bashkё me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerёsojnё gjendjen e sigurisëё, nё veçanti pёr tё shikuar mundёsinё pёr zvogёlim tё mёtejmë tё prezencёs policore nё dhe rreth ndёrtesave komunale.
• Qeveria e Kosovёs pёrmes njё deklarate publike mbёshtet mbajtjen e zgjedhjeve tё parakohshme nё 4 komunat nё veri tё vendit dhe atё pas stinёs sё verёs. Kosova shpreh pёrkushtimin pёr sigurimin e bazёs sё nevojshme ligjore pёr tё mundёsuar organizimin e kёtyre zgjedhjeve.
• BE do ftojё dy kryenegociatorёt nё Bruksel me synim finalizimin e planit tё sekuencimit pёr Marrёveshjen drejt Normalizimit, pas tё cilit do tё fillojё zbatimi i tё gjitha neneve tё marrёveshjes. Veprimet e sipёrpёrmendura do tё finalizohen brenda njё periudhe dyjavore.