Prej datës 1 Shkurt të këtij viti, ka hyrë në fuqi rregullorja që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Rregullorja e publikuar më 17 janar, njeh monedhën Euro për kryerjen e transaksioneve në Kosovë, ndonëse komuniteti serb atje që nga paslufta, më 1999, kanë shfrytëzuar dinarin për të gjithçka, nga rrogat dhe pensionet deri te pagesat në dyqane dhe restorante.
Tashmë dinarët mund të mbahen në llogari bankare ose të shkëmbehen me euro. Lidhur me këtë vendim të BQK-së kanë reaguar dhe ndërkombëtarët, të cilët të shqetësuar mendojnë se kjo lëvizje do nxisë tensionet në veri. Sa i takon kësaj çështjeje kaq të diskutuar së fundmi, ka një reagim edhe nga kryeministri i vendit tonë Edi Rama.
Përmes një postimi në “X”, Rama shkruan: Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit.
/tvklan.al