HEQJA E BALANCUESIT NGJALL REAGIME
Paralajmërimet e Qeverisë dhe ndërmarrja e hapave konkret për ndryshimin dhe më tutje zëvëndësimin e balancuesit me ligj të posaçëm është bërë temë debati mes partive politike. ASH diasporë ka reaguar duke thënë se po u hiqet e drejta e perfaqësimit. Sipas tyre, Këtë padrejtësi të madhe jo vetëm që e ka lejuar, por edhe po e realizon edhe koalicioni VLEN të cilët tanimë janë bashkë pjesëmarrës në vendimmarjet e këtilla. U kundërpërgjigjen nga Lëvizja Demokratike.
Paralajmërimet e Qeverisë dhe ndërmarrja e hapave konkret për ndryshimin dhe më tutje zëvëndësimin e balancuesit me ligj të posaçëm është bërë temë debati mes partive politike. Aleanca për Shqiptarët Diasporë, ka shprehur shqetësimin se Qeveria aktuale po i fshin nga statistikat zyrtare, sikur diaspora të mos ekzistojë.
“Së fundmi kjo Qeveri solli edhe vendimin më të rëndë për ne si diasporë, ndryshimet në Balanser, duke na fshirë nga statistika zyrtare dhe duke na mohuar kështu të drejtën e përfaqësimit dhe të qenrit pjesë e popullatës së përgjithshme në vend”, thanë nga ASH-Diasporë.
Për t’iu kundërpërgjigjur ASH-së Diasporë dhe BDI-së që reagoi një ditë më parë për çështjen e balancusit, sot nga Lëvizja Demokratikë që është pjesë e koalicionit “ Vlen”, thanë se BDI i ka fshirë shqiptarët gjatë regjistrimit të fundit.
“Sipas regjistrimit të fundit, Reçica e Vogël ka 2468 banorë, por 8216 votues. Fshati Turçan në Gostivar, ka 1208 banorë, por 4501 votues. Fshati Turçan I Vogël në Gostivar, me 96 banorë, por me 709 votues dhe Gërçeci me vetëm 36 banorë, por 1946 votues. Për në fund duam të pyesim , a e ka informuar zv. Drejtori I STatistikave Ilmi Selami dhe Artan Grubi, Ali Ahmeti mse Gërçecit e Reçicës ia kanë fshirë popullsinë?”, tha Koxhaxhiu.
Një ditë më parë paralajmëroi se heqja e balancuesit do të realizohet në faza të caktuara, fillimisht me rikthimin në bazën ligjore të regjistrimit të vitit 2021 dhe më pas me një proces ligjor dhe metodologjik për heqjen e plotë të këtij instrumenti./tvklan.mk/