Hendboll: Franca dhe Gjermania nisën me fitore Kampionatin Europian 2024

Me dy ndeshjet e para që u zhvilluan mbrëmë nisi Kampionati Europian i hendbollit për meshkuj që mbahet në Gjermani nga data 10 deri më 28 janar dhe marrin pjesë gjithësejt 24 vende europiane të ndara në gjashtë grupe. Në sllën e sporteve “Merkur Spiel-Arena” në Dizelldorf, në praninë e 53.569 që paraqet numër record në një ndeshje të hendbollit, kështuqë në ndeshjen hapëse Franvcë – Maqedoni e Veriut dhe në ndeshjen e dytë Gjermani – Zvicër nuk kishte asnjë vend të shprazur. Pra  në  mdeshjet e para të Grupit A që u zhvilluan mbrëmë u shënuan këto rezultate . Franca – Maqedonia e Veriut 39-29 dhe Gjermania – Zvicra 27-14.

Franca shënoi fitore të pritur ndaj  Maqedonisë së Veriut me rezultatin 39-29. Te reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut me efikas ishin  Peshevski  me 7  gola, Xhonov me  6  ndërsa Kuzmanovski realizoi 4  gola.

Në raundin e dytë më 14 janra  takohen: Zvicra – Franca në orën  18:00 dhe  Maqedoni e Veriut – Gjermanbi  në ora 20:30.

Sot në program janë ndeshjet e grupit  D. F, E. Takohen:

Në ora  18:00, takohen

Holanda – Gjeorgjia

Portugalia – Greqia

Sllovenija – Ishujt Faroe

Në ora  20:30 takohen

Danimarka – Çekia

Norvegjia – Polonia

Suedia – Bosnja e Hercegovina

Lexo gjithashtu
Total
0
Share