Helsinki do të ndalojë hyrjen e rusëve me viza turistike

Frika nga rekrutimi në luftën kundër Ukrainës ka rritur radhët në kufi, vendet baltike nuk pranojnë qytetarë rusë

Mijëra rusë kanë kaluar kufirin në Finlandën fqinje pas njoftimit të Rusisë për mobilizimin ushtarak javën e kaluar.

Qeveria finlandeze, ka bërë të ditur se do të ndalojë të gjithë rusët të hyjnë me viza turistike. Në Helsinki, shumë njerëz janë shprehur se janë në favor të këtij vendimi.

“Mendoj se është shumë për të ardhur keq që jemi në një situatë që ka shkaktuar Rusia, por në këtë situatë nuk e ndiej mirë që ata po vijnë përmes Finlandës për turizëm”, Erkki Helaniemi.

Njoftimi i të mërkurës së kaluar për mobilizimin e parë publik të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore për të mbështetur luftën e saj të lëkundur në Ukrainë, ka shkaktuar fluks në kufi. Kalimet kufitare tokësore finlandeze kanë mbetur ndër pikat e pakta të hyrjes në Evropë për rusët pasi një sërë vendesh perëndimore mbyllën kufijtë fizikë dhe hapësirën e tyre ajrore ndaj avionëve rusë në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.

Finlanda vendosi të mbajë të hapur kufirin me Rusinë pas pushtimit të Ukrainës nga Moska më 24 shkurt, megjithëse ka shkurtuar numrin e takimeve konsullore në dispozicion të udhëtarëve rusë që kërkojnë viza.

Në vendkalimin kufitar Vaalimaa, afërsisht tre orë me makinë nga qyteti i dytë më i madh i Rusisë, Shën Petersburg, rradhët ishin kilometrike javën e kaluar. Vendkalimi është një nga nëntë të tillë në kufirin të Finlandës me Rusinë, më i gjati në Bashkimin Evropian.

Estonia, Letonia, Lituania dhe Polonia, vendet e tjera të BE-së që kufizojnë territorin rus, filluan të largojnë qytetarët rusë nga kufiri që pas shpalljes së mobilizimit duke thënë se ata nuk duhet të udhëtojnë për shkak të luftës në Ukrainë. Të tre vendet baltike nuk do të ofrojnë strehim për asnjë rus që ikën nga mobilizimi. Mbi 5 mijë rusë kanë mbërritur në Finlandë përmes kufirit lindor. Në veri të Norvegjisë nuk ka pasur ndryshime në numrin e rusëve që kalojnë pasi nuk është anëtare e BE-së.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share