Helmohen 90 nxënëse në 2 shkolla në Afghanistan

Dyshimet janë se disa persona përhapën substanca toksike, vajzat ishin nga mosha 6 deri në 12 vjeç

90 nxënëse dhe mësueset e tyre në Afganistanin Verior dyshohet se janë helmuar qëllimisht në 2 shkolla ku ato studionin.

Nxënëset shfaqën probleme në rrugët e frymëmarrjes, pasi arritën në klasat e tyre. Dyshimi se dikush u përpoq të helmonte vajzat e shkollës, i shqetësoi vajzat e reja dhe prindërit e tyre në këtë rajon të Afganistanit, ku kufizimet arsimore janë bërë fokus që kur talebanët morën pushtetin në vitin 2021.

Drejtori i shkollës i dërgoi dy fëmijët në shtëpi, duke supozuar se kishin një grip të zakonshëm. Por brenda disa minutash, dhjetëra studentë filluan të shfaqnin simptoma të ngjashme dhe u transferuan në spitale. Zyrtarët lokalë afganë deklaruan se helmimet ishin të motivuara nga armiqësitë lokale midis fshatrave.

“Njerëz të panjohur përhapën substanca toksike në klasa dhe kur nxënësit hynë dhe disa prej tyre humbën vetëdijen”, u shpreh një zyrtar i njerës prej shkollave.

Shumica e vajzave që u sëmurën ishin nga mosha 6 deri në 12 vjeç.

Në Mars të vitit të kaluar, administrata talebane i ndaloi vajzat të ndiqnin shkollat ​​e mesme dhe në Nëntor, ajo i ndaloi gratë të ndiqnin universitetin. Grave u është ndaluar gjithashtu të shkojnë në shumë vende publike si palestra dhe parqe, të udhëtojnë në ndonjë distancë të konsiderueshme pa praninë e një mashkulli.

Në fillim të këtij viti, incidente të ngjashme morën vëmendje edhe në Iranin fqinj, pasi qindra nxënëse u shtruan në spital në atë që zyrtarët iranianë thanë se ishin helmime të qëllimshme që synonin të pengonin vajzat të shkonin në shkollë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share