Helmimi me pite: Një viktimë – dy persona luftojnë për jetën!

HELMIM AKUT ME PESTICIDIN “LANATE” I NDALUAR NË RMV

Dy persona luftojnë për jetën në Klinikën “Nënë Tereza” pasi kishin konsumuar piten vdekjeprurëse, përcjellë KlanM. Një 79 vjecare është në komë, derisa i biri 55 vjecar lufton për jetën në Klinikën Infektive.

Sot do të bëhet obduksioni i trupit të 47-vjecares që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme, kurse rezultatet priten pas dy javëve.

Ngjarja tragjike ka ndodhur para pesë ditëve kur në një shtëpi familjare, tre persona, kishin ngrënë piten e gatuar, pas cka ishin helmuar.

Shkaku ka qenë helmimi akut me pesticidin “Metomil” respektivisht “Lanate” që është konfirmuar edhe nga analizat e mjekësisë ligjore. Ngjarja është denoncuar edhe në MPB dhe po merren masa për zbardhjen e saj.

Njoftimet e para të fqinjëve thonë se, sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për aksident tragjik, kur në vend të kripës gjyshja kishte vënë helmin në pite.

Pesticidi “Lanate” tashmë një kohë të gjatë është I ndaluar në Maqedoninë e Veriut dhe mbetet e paqartë se si ka hyrë në vend, duke marrë parasysh se vite me radhë ishte shfrytëzuar për helmimin e qenve endacak./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share