Të paktën 16 persona kanë vdekur në një vendbanim në Afrikën e Jugut pas helmimit me gaz, tha sot kreu i qeverisë së provincës Gauteng, Panjaza Lesufi, njofton AMI.
Më herët shërbimi lokal i emergjencës tha se 24 persona kanë humbur jetën si pasojë e një rrjedhje gazi, përcjell KlanM.
“Trupat e viktimave janë të shpërndara në atë zonë, kurse viktima më e re është një vjeç”, tha Lesufi.
Ai tha se janë duke u zhvilluar hetime për të përcaktuar se çfarë lloj gazi e ka shkaktuar aksidentin që ndodhi të mërkurën.
Lesufi, siç përcjell KlanM, vizitoi vendin e aksidentit, vendbanimin Udjerica afër Boksburgut, në lindje të Johanesburgut.
Mediat raportuan se gazi ka rrjedhur nga një cilindër, i cili përdoret për ndarjen e paligjshme të arit nga mbetjet.
Në dhjetor, një shpërthim i një cisterne gazi në Boksburg vrau dhjetë persona, po aq të plagosur dhe shkatërroi shtëpi dhe automjete./KlanMacedonia