Hekurudhat bullgare”, Qeverisë së RMV-së: Kemi plan dhe mjete për ndërtimin e Korridorit 8

Deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe zv. kryeministrit dhe ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski për Korridorin 8 dhe hekurudhën Shkup-Sofje janë gënjeshtra dhe manipulime të plota, pretendojnë disa nga mediat bullgare.

Ndërmarrja Kombëtare e Infrastrukturës Hekurudhore atje, e cila është drejtpërdrejt përgjegjëse për projektin, i ka dërguar “BGNES”-it bullgar një raport të plotë me informacion financiar për ndërtimin e gjithë infrastrukturës përgjatë Korridorit 8 deri në kufirin e Maqedonisë së Veriut. Autoritetet e maqedonisë po bëjnë gjithçka që është e mundur jo vetëm për të vonuar projektin, por edhe për të devijuar fondet për zhvillimin e lidhjes së transportit me Beogradin.

560 milionë euro janë siguruar për fazën e tretë të Korridorit 8 hekurudhor, pra nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë. Një pjesë e mjeteve, 350 milionë euro, janë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Banka Evropiane e Investimeve. Një grant prej 150 milionë eurosh është marrë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, ndërsa nga programi IPA 2, 60.7 milionë euro.

Pothuajse një muaj e gjysem jemi dëshmitarë të një sulmi të paprecedentë nga autoritetet në Republikën e Maqedonisë së Veriut kundër Korridorit 8, thone autoritetet bullgare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share