Hekuran Asani drejtor i ri në M-NAV?!

QEVERIA SHKARKOI HAMIDIN DHE STAMENKOVSKIN

Qeveria në seancën e sotme ku fillimisht konstatoi Ilir Memedin si propozim për anëtar të Bordit Drejtues dhe Drejtor Ekzekutiv në M-NAV, ndërkohë siç merr vesh Klan Maqedoni, ka ndryshuar konkluzionin dhe ka konstatuar Hekuran Asanin si kandidat për këtë pozitë.

Siç përcjell KlanM, ndryshimi vjen pasi Ilir Memedi nuk I plotëson kushtet për këtë funksion, për shkak se nuk posedon lejen valide për kontrollor mbikqyrës të fluturimit dhe nuk ka së paku 6 vjet përvojë pune si kontrollor.

Propozimi ri, Hekuran Asani është kontrollor aktiv I fluturimit në M-NAV dhe sipas kontrolleve I plotëson kërkesat që parashihen në nenin 17 të Statutit të M-NAV.

Ndryshe, siç njofton KlanM, Qeveria paraprakisht në seancën e sotme i rekomandoi Këshillit Mbikqyrës të M-NAV të shkarkojë Kryetarin e Bordit Drejtues dhe Drejtorit Ekzekutiv, Fahrudin Hamidin si dhe anëtarin e Këshillit Drejtues dhe Drejtorin Ekzekutiv të teknikës së flututrimit ajror, Lube Stamenkovski.

Pas kësaj, nga Sindikata e kontrollorëve të fluturimit kanë njoftuar se kanë anuluar grevën e paralajmëruar për nesër me mbylljen e trafikut ajror./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share