Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Kosova ka bërë kërkesë që emri i Milan Radojçiqit të futet në sistemin e Interpol-it, me qëllim të arrestimit të tij të përkohshme nga Serbia dhe ekstradimit të tij në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se sipas Konventës për Ekstradim, Serbia detyrohet që të arrestoj kryeterroristin Milan Radojçiqin dhe terroristët e tjerë dhe brenda 40 ditëve.
Haxhiu shtoi se pas arrestimit, Kosova duhet të dorëzoj kërkesën për ekstradim dhe Serbia do të ketë detyrim që ta dorëzoj atë në Kosovë brenda një afatit të caktuar.
“Ne kemi bërë kërkesë që emri i tij të futet në Interpol, dhe sipas Konventës për Ekstradim kjo ka fuqinë juridike të kërkesë për arrestim të përkohshme me qëllim të ekstradimit. Pra, proceduralisht sipas kësaj Konvente Serbia detyrohet që të arrestoj kryeterroristin Milan Radojçiqit dhe terroristët e tjerë dhe brenda 40 ditëve, pra është arrestim i përkohshme. Kosovës i kërkon që të bëjë kërkesë për ekstradim. Dhe natyrisht që ne do ta bënim, kështu bëjmë me rastet e tjera, atëherë brenda afatit Serbia detyrohet që ta dorëzoj në Kosovë. Vendosja e Rajdojçiqit në Interpol ka fuqinë juridike të kërkesës për arrestim të përkohshme me qëllim të ekstradimit në Kosovë”, ka thënë ajo.