Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës pas bisedës telefonike me Milan Radojiçiq. Sipas Haxhiut, kjo situatë është përpjekje e tërheqjes së vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e qeverisë “Kurti”.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dalë në mbrojtje shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës pas bisedës telefonike me kriminelin serb, Milan Radojiçiq.
Sipas Haxhiut, kjo situatë është përpjekje e tërheqjes së vëmendjes nga dështimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti, ndërsa kritikon opozitën për mosdakordim rreth mënyrës për të shkuar në zgjedhje.
“Një opozitë që një terrorist qe ka bërë sulm terrorist në Republikën e Kosovës nuk po kërkojnë asnjëherë nga Serbia që ta dorëzojnë atë, nuk kanë kërkuar nga partnerët ndërkombëtar t’i bëjnë presion Serbisë që t’i dorëzoj terroristet, jo vetëm Radojiçiqin. Tash paskan kërkuar hetim ndaj Mimoza Kusarit, unë mendoj qe kjo është një përpjekje për të larguar vëmendjen nga një dështim spektakolar që e patën, për rrëzim të qeverisë apo shkuarje në zgjedhje”, tha Albulena Haxhiu.
Nuk ka ngurruar të kritikoj opozitën.
“Opozita duhet të jetë e bashkuar por ju e keni parë, njëra kërkon dorëheqje të qeverisë e tjetra shpërndarje të Kuvendit”
Ish nënkryetari i Listës Serbe Sllavko Simiq ka thënë se ka edhe biseda të tjera Kusari-Lila -Radioiciq.
Kusair Lila deri ëm tash nuk ka dal me ndonjë sqarim lidhur me përgjimet. Madje ka dy ditë që nuk i është përgjigjur as pyetjes së TV Klan lidhur me këtë cështje.