Turma të mëdha të pelegrinëve myslimanë kanë marshuar drejt Malit Arafat, duke shënuar ditën e dytë të Haxhit. Autoritetet saudite presin që numri i pelegrinëve që ndjekin Haxhin të kalojë dy milionë këtë vit. Këtë vit festa e Kurban Bajramit mbahet nën sfondin e luftimeve të përgjakshme në Gaza.
Pelegrinët myslimanë u nisën në agimin e së shtunës për të shënuar Arafa, ditën më të rëndësishme të pelegrinazhit të haxhit.
Besimtaret shiheshin duke ecur përgjatë Malit të Mëshirës në lindjen e diellit, ku profeti Muhamed besohet të ketë mbajtur predikimin e tij të fundit 14 shekuj më parë.
Haxhi konsiderohet tubimi më i madh fetar në botë. Pelegrinët do të qëndrojnë deri në perëndim të diellit në Arafat përpara se të shkojnë në fushën e Muzdalifas, ku do të mbledhin guralecë për t’i hedhur në kolonat prej guri. Rituali i gurëve shënon ditën e parë të Kurban Bajramit, ose festën e flijimit, e cila do të festohet nga myslimanët në mbarë globin të dielën.
Palestinezët në Gaza nuk ishin në gjendje të udhëtonin për në Mekë këtë vit për shkak të mbylljes së kalimit Rafah në maj, kur Izraeli shtriu ofensivën e tij tokësore në qytetin jugor të brezit, Rafah, në kufi me Egjiptin.
Autoritetet saudite presin që numri i pelegrinëve që ndjekin Haxhin të kalojë dy milionë këtë vit. Një nga tubimet fetare më të mëdha në botë, ai përfshin një sërë ritualesh në Mekë dhe rrethinat e saj në Arabinë Saudite perëndimore, që duhen disa ditë për t’u përfunduar. Siç ka ndodhur për disa vite, pelegrinazhi mbahet edhe nën temperatura të larta deri në 44 gradë Celsius.
Ndryshe nga vitet e kaluara këtë herë nën sfondin e luftës shumë pak prej banorëve në Bregun Perëndimor u panë duke blerë në tregje për shkak të kushteve të vështira ekononike.
Situata e vështirë ekonomike në Bregun Perëndimor ka ulur fuqinë blerëse të shumë palestinezëve. Në treg, kostoja e bagëtivëe është rritur nga 676 dollarë në 1,082 dollarë, siç theksohet nga tregtarët e bagëtive në Nablus, Bregu Perëndimor.
PAMJET: REUTERS
GAZETARE: LIVIA KALLFA