Haxhi 2023: Ankesa për kushtet, BFI përgënjeshtron!

“I kuptoj haxhilerët janë të lodhur por dikush dëshiron ta keqpërdor situatën”

Shkuan për të kryer obligimin fetar, por mbetën të zhgënjyer. Kështu disa prej qytetarëve të Maqedonisë përmes rrjeteve sociale janë ankuar për kushtet e mjerueshme që kanë në Mekë të Arabisë Saudike, percjell KlanM.

Në video shihet se gra e burra janë ulur në trotuar të revoltuar duke u shprehur të pakënaqur nga organizimi. Ndërsa në mbishkrim shkruan:

“Haxhinjtë e Kumanovës nën mëshirrën e Allahut, pas gjuajtjes së gurëve kanë mbetur rrugëve të Mekes”.

Në postimin tjetër thuhet:

Kështu janë trajtuar 2030 haxhinjtë nga Maqedonia deri më tani, ka deshtë Zoti të gjithë haxhinjtë janë mirë!

Haxhi u kry tani kërkojmë nga Bashkësia Islame që tetë ditë të plota të qëndrojmë në Medine dhe mos të bëjnë kalkulime fitimprurëse personale me djersën tonë.

Nëse nuk realizohehn kërkesat tona ne do të marim hapa të tjerë!.

Nga kryesia e haxhit pranë BFI-së, sic percjell KlanM, thonë se një pjesë e haxhilerëve kanë pritur pasi udhëheqësi i grupit ka ngatërruar rrugën. Prej aty, shtojnë se ankesat janë normale por se dikush dëshiron ta keqpërdor situatën.

“Udhëheqësi i grupit ka ngatërruar rrugën dhe pas disa minutave janë marrë haxhilerët dhe dërguar në hotel. Disa haxhilerë janë ankuar se buka ka qenë e “ftoftë” por edhe kjo do të rregullohet”. Dikush dëshiron ta keqpërdor situatën, i kuptoj edhe qytetarët janë të lodhur ndërsa ankesat janë normale”, thuhet në reagimin e Kryesisë së Haxhit në BFI.

Arabinë Saudite, sic njofton KlanM, e kanë vizituar mbi tre milionë haxhilerë këtë vit. Prej vendit tonë janë nisur 2030 persona ndërsa çdonjëri ka paguar mbi 6 mijë euro./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share