Harxhimet mujore 58.998 denarë/ Sindikata: Tregtarët nuk dëgjuan thirrjet tona – mendojnë vetëm për përfitime!

Për një familje katëranëtarëshe, gjatë marsit, duhen së paku 59.000 denarë për t`i mbuluar harxhimet e nevojave themelore brenda një muaji. Sipas Sindikatës, tregtarët nuk kanë dëgjuar thirrjet e tyre për praktika të ndershme tregtare, që ka rezultuar me rritjen e shpenzimeve të jetës.

Sipas të dhënave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, vlera e shportës minimale sindikale për marsin është 58.998 denarë ose 1.522 më tepër se sa gjatë muajit shkurt.

Sipas Sindikatës, rritje më e madhe e harxhimeve shënohet tek ushqimi dhe pijet, kurse nga dhjetori 2023 deri në mars 2024 vetëm për ushqim dhe pije, harxhimet janë rritur për 1.951 denarë.

“Vlera e shportës minimale sindikale është në rritje të vazhdueshme që nga fillimi i vitit, më konkretisht në mars 2024, ku rritja më e shprehur është tek ushqimi dhe pijet, që është si rezultat se tregtarët nuk kanë dëgjuar thirrjen e LSM-së dhe pa bazë vetëm për të rritur profitin e tyre, kanë rritur çmimet e produkteve ushqimore që rezulton me praktika jo të ndershme të tregtarëve pas ndërprerjes së masës së “çmimeve të ngrira” dhe sjell varfërimin e punëtorëve dhe qytetarëve”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Sipas Sindikatës, rritja e re e pagës minimale që në mars duhet të jetë 22.567 denarë, nuk do të ketë efekt pozitiv për standardin e qytetarëve./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share