Harta turke për ishujt acaron Greqinë

Mitsotakis: Erdogan të qartësojë qëndrimin

Kjo hartë e Devlet Baçeliut, aleatit nacionalist të Erdoganit, ku shfaqen disa ishuj grekë në Egje të përfshira në territorin turk nuk i ka pëlqyer aspak Athinës.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis e publikoi në profilin e tij në Tëitter, ku e shoqëroi edhe me një thirrje ndaj presidentit turk për qartësuar pozicionin e tij, nëse e mbështet mesazhin që përcjell foto.

“Kreta, Rodosi, Lesbosi, Kiojosi, Samosi, të gjitha të përlara nga Turqia. Një ëndërr e ethshme e ekstremistëve apo politikë zyrtare e Turqisë. Një tjetër provokim apo një qëllim i vërtetë. Erdogan të qartësojë qëndrimin e tij ndaj groteskut më të fundit të aleatit më të vogël”.

Muajin e kaluar, presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bëri thirrje qeverisë greke të heqë dorë nga planet për militarizimin e ishujve të Egjeut. Në të kundërt, Erdoan nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të ushtrisë turke në këto ishuj.

Tensionet u rritën pas marrëveshjes mes Athinës dhe Uashingtonit në Maj, për shtimin e pranisë ushtarake amerikane në Greqi.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share