Harry Styles anulon 3 koncerte në Los Angeles, shkak sëmundja

Artisti i njohur Harry Styles së fundmi ka bërë të ditur se ka anuluar tre nga koncertet e tij në Los Angeles vetëm disa orë para se të dilte në skenë në Kia në Inglewood.

Ylli 28-vjeçar, e zbuloi lajmin përmes një InstaStory dhe përmendi një grip të vazhdueshëm si arsye për shtyrjen e performacës në minutën e fundit. Ai ishte planifikuar të performonte të shtunën, 5 nëntor, të dielën, 6 nëntor dhe të hënën, 7 nëntor, në arenën me 70,000 vende. Të tre koncertet janë ri planifikuar për në muajin janar.
Styles u detyrua gjithashtu të anulonte shfaqjen e së premtes në mbrëmje më 4 nëntor për shkak të problemeve shëndetësore të anëtarëve të grupit të tij.

Kjo listë e anuluar e shfaqjeve në Los Angeles i bashkohet një shfaqjeje të anuluar në Çikago më 6 tetor, e cila përfundimisht u riplanifikua për 10 tetor. Edhe pse ai koncert u shty për vetëm katër ditë, fansat e Harryt nuk e pritën shumë mirë lajmin.

Problemet shëndetësore nisën gradualisht me grupin e yllit të popit dhe tani me vetë Styles. Përveç shtatë pjesëve të turneut të tij mbarëbotëror, Styles ka nisur një karrierë filmike, kohëve të fundit ai luajti në “Don’t Worry Darling” dhe “My Policeman”, i cili u shfaq në Amazon Prime gjatë fundjavës. Ndërsa, turneu 22-mujor do të përfundojë në Itali vitin e ardhshëm në 2023.
Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share