Çështja e integrimit të RMV-së dhe mënyra se si vendi votoi “përmbajtur”, pêr rezolutén e BE-së, lidhur me Ukrainën, u kthyen në megdan në të cilin deputetja e LSDM-së, Sllavjanka Petrovska dhe kryeministri Mickoski u përplasën edhe për çështje private.
“Njejtë siç kur shkruani statuse në “Facebook” kundër familjes time e më pas nuk paraqiteni në seancat gjyqësore për të dëshmuar atë që shkruani, siç ishte seanca e para një jave nga e cila ikët si frikacake e vërtetë, duke lujatur rrolin e qyqares, kur edhe e sulmuat djalin tim e shoh që tani përfshini në debat edhe familje të tjera, por kjo qoftë në nderin tuaj. Jeni aq bazike, saqë njeriu nga njëher nuk din edhe nga të fillojë të ju përgjigjet. Pasi kaluan një javë nga kur anuluat pjesmarrjen tuaj në seancë në të cilën duheshte të dëshmoni se si sulmuat birin tim dhe nëse djali im ka bërë keqpërdorime gjatë vizitiës në SHBA erdhi koha që të përballemi edhe njëherë, por tani në foltore të Kuvendit” – tha Mickoski.
Këtë deklaratë Mickoski e bëri duke ju përgjigjur Petrovskës, e edhe kjo e fundit kishte përgjigje për Mickoskin dhe çështjen gjyqësore të cilën foli kryeministri
“Padinë të cilën e keni ngritur kundër meje, nuk është për statusin e “facebook” për djalin tuaj, por është totalisht për diçka tjetër, është mirë të konsulltoheni me avokatin tuaj dhe sigurisht që do të paraqitem në seancë. Megjithatë, jamë e sigurtë se seanca përgatitore juve ju nevojitet më shumë se sa mua. Sa i përket numrit tuaj të telefonit nëse ju jeni Hristiani në cilësinë e qytetarit të jeni i sigurtë se nuk do ju kërkoj asnjëherë, po meqenëse jeni kryeministër, pavarësisht nëse më pëlqen ose jo, e keni legjitimitetin dhe këtu nuk ka dilema. Nuk ka pse tju paraqitem unë, ju bëra pyetje publike sepse kjo nuk është debat mes meje dhe teje sy më sy, por për të njëjtën duhet të dëgjojnë të gjithë qytetarët” – tha Petrovska.
Në këtë debat në mbrojtje të djalit të kryeministrit po dhe babait të tij doli edhe Ministri i Jashtëm Timço Mucunski.
“Më vjen keq që është bërë praktikë të flitet këtu për familjarë, të jem i sinqertë, më vjen keq për atë se çfarë ndodhi me Jovan Mickoskin, djalin e kryeministrit, djal i shkolluar dhe me edukatë mëkati më i madh ndoshta i të cilit është vetëm pse është djali i kryeministrit. Më vjen keq që tani e përmendni babain tim për diçka që nuk ka gabuar dhe nuk ka bërë asgjë, sepse ndoshta edhe ai mëkatin më të madh aktualisht e ka vetëm se është babai im” – tha Mucunski.
Jo vetëm Mucunski, me Petrovskën replikoi edhe Ministrja e Financave, edhe kjo e fundit për çështje të qumshtit e çmimit dhe vizitave të shpeshta në markete. /tvklan.mk/