Harris nuk kursehet ndaj Trump: Ai është abuzues grash, e njoh mirë…

Zëvendëspresidentja e SHBA, Kamala Harris zhvillon tubimin e saj të parë pasi ka marrë shumicën e mbështetjes së delegatëve për të qenë kandidate në zgjedhjet e Nëntorit. Në garën presidenciale ndaj Donald Trump, Kamala Harris nuk kursen kritikat ndaj kundërshtarit të saj.

Gjatë fjalës së saj gjatë tubimit në Wisconsin, zëvendëspresidentja e krahasoi kundërshtarin e saj republikan me një mashtrues dhe abuzues.

Duke treguar eksperiencën e saj të më pashme si Prokurore e Përgjithshme në Kaliforni, Harris tha: Kam marrë përsipër autorë të të gjitha llojeve. Grabitqarë që abuzonin me gratë, mashtrues që grabisnin konsumatorët dhe ata që shkelnin ligjin për përfitimet e tyre. Pra më dëgjoni kur them se e njoh llojin e Donald Trump. Në këtë fushatë ju premtoj me krenari se do të vendos rekordin tim kundër tij në çdo ditë të javës.

Ndërkaq Trump në një postim në rrjetin e tij social kaq shkruar: Kamala Harris shkatërron çdo gjë që prek.

Pas dorëheqjes së Joe Biden nga gara presidenciale deri më tani Kamala Harris shihet si pretedentja më e denjë për të përfaqësuar demokratët në zgjedhjet presidenciale.

Sondazhet e “Reuters” tregojnë se Harris ka një mbështetje më të madhe të votuesve me një diferencën prej 2%, përkatësisht Trump gëzon 42% të mbështetësve, kurse zëvendëspresidentja 44%./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share