Haradinaj viziton familjen Ademaj, iu shpreh ngushëllime për Liridonën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot familjen e Hajdar Ademaj, në fshatin Rracaj, për t’i shprehur ngushëllime për vajzën, Liridonën.

Sipas tij, lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë, raporton Klan Kosova.

“Sot bashkë me kryetarin Ardian Gjini dhe bashkëpunëtorë qëndrova në familjen e Hajdar Ademaj, në fshatin Rracaj, për t’i shprehur ngushëllime për vajzën, Liridonën, edhe pse në një rast si ky fjalët nuk kanë peshë”, ka shkruar Haradinaj.

“Lehtësimi për familjen e për shoqërinë vjen vetëm nga puna e mirë e organeve të rendit dhe drejtësisë. Forcimi i mëtejmë i shtetit ligjor është parakusht që të mos ketë vend më për krime si ky kurrë më në shoqërinë tonë”, ka thënë ai më tutje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share