Haradinaj: Shefi i CIA-s nuk u takua me Kurtin shkaku i bllokadës nga Amerika

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e kreut të Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, në Kosovë.

Haradinaj ka thënë se Burns nuk u takua me kryeministrin, Albin Kurti, shkaku i bllokadës që institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ia kanë bërë shefi të ekzekutivit kosovar.

“Tani agjenda, një agjendë e këtillë është krejtësisht e rregulluar, shumë kohë më parë edhe po është praktik një gjë e tillë (të takohet me kryeministrit e një vendi). Mirëpo në rastin tonë kjo ndryshon për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe bllokadës që ia kanë bërë institucionet e Amerikës kryeministrit Kurti. Pasi për koincidencë, Kurti s’është këtu, takohet me shefin e AKI-së dhe me presidenten”, ka thënë Haradinaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share