Haradinaj: Serbia të heqë dorë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës së krijuar në veri.

Ai ka thënë se “Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare”.

Shkrimi i plotë:

Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri.

Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare.

Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri. Paqja është e pa alternativë!

Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!

Lexo gjithashtu
Total
0
Share