Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata e krijuar pas dështimit të djeshëm në Bruksel, me tendencë të thellimit të krizës, me pasoja të rënda për popullin e Kosovës, kërkojnë reflektim urgjent nga Qeveria Kurti.
Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti duhet të dorëhiqet dhe ta kthejë mandatin te populli.
“Këtë veprim duhet ta bëjë edhe nëse ai mendon se është në rrugë të drejtë. Ai obligohet ta pyes popullin se çka mendon për veprimet e tij. Në demokraci zgjedhjet janë përgjigja më e mirë”, shkroi Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se në rast të mungesës së reflektimit të Kurtit, përgjegjësia mbetet tek liderët e tjerë politikë, që të bashkohen e të veprojnë urgjent për ta dërguar vendin në zgjedhje, duke e shkarkuar Kurtin përmes mocionit.
“Është koha ta pyesim popullin se si të dalim nga kjo gjendje e rrezikshme”, tha Haradinaj.