Haradinaj merr pjesë në festën e Ambasadës Britanike të organizuar për nder të ditëlindjes së Mbretit Charles III

Në një atmosferë festive të organizuar nga Ambasada Britanike, Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur urimet e tij me rastin e ditëlindjes së Mbretit Charles III.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar rëndësinë e miqësisë ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe ka shpërndarë momente nga festa, duke u zotuar për një thellim edhe më të madh të lidhjeve mes dy shteteve.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share