Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha të martën se ekziston një rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë.
Ndaj kësaj ka reaguar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në një shkrim në platformën sociale Facebook, ai tha se kushdo që rrezikon ushtarët amerikanë në Kosovë, as nuk i takon Kosovës dhe as nuk do t’i takojë Kosovës, por është vetëm kundër Kosovës – dhe si armik i Kosovës do të trajtohet!
“Të gjithë ju që keni përgjegjësi shtetërore, nëse e gjeni veten këtu, pas lutjes (edhe publike) amerikane për Qeverinë e Kosovës, dijeni se s’do ta keni mbrojtje petkun që ju mbështjellë përkohësisht”, shkroi Haradinaj./Telegrafi/