Haradinaj: Kurti po kërkon shpëtim tek kriminelët në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Haradinaj tha se Kurti po kërkon shpëtim tek kriminelët në veri.

“I zbuluar dhe i kapur në mashtrim. I humbur në qeverisje dhe i pashpresë për ekonomi, arsim e shëndetësi; I zhytur në korrupsion dhe i kapur në hajni; I pabesueshëm për aleatët euroatlantikë; I kapur në pabesi dhe i dënuar prej tyre, Kurti po kërkon shpëtim te kriminelët në veri”, shkruan Haradinaj.

Ai theksoi se shkarkimi i Kurtit dhe Qeverisë është urgjencë kombëtare.

“S’e shpëtojnë as ata, s’e ka drejtësi për të gjithë dhe ka për të pasur për popullin e shumëvuajtur të Kosovës edhe nga e keqja Kurti. Prandaj shkarkimi i Kryeministrit dhe Qeverisë, është urgjencë kombëtare”, tha ai./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share