“Anëtarësimi në NATO mund të ndodhë brenda dy vitesh”
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përshëndet dakordësinë e arritur mes kryeministrit Albin Kurti dhe partnerëve europian për të çuar përpara nismën për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ai thotë se kjo qasje e qeverisë së Kosovës në raport me dialogun duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.
Ramush Haradinaj – Kryetar i AAK-së: Sikurse këtë qasje ta kishim përdorur në fillim me amerikanët edhe te situata me tabelat në veri e të gjitha çështjet e dialogut, me siguri sot do të mund të ishim anëtarë i NATO-s edhe ju e shihni situatën e sigurisë që do të mund të neglizhohet. Do të ishte një e arritur e madhe. Dje, unë e kam mirëpritur ecjen përpara, pranimin e Kurtit të draft-statutit të Asociacionit edhe besoj se është një veprim i duhur por shumë i vonuar”.
Ndonëse deklaron se nuk e ka parë draftin e fundit për Asociacionin, ai thotë se nisur nga parimet që kanë qarkulluar ai është në përputhje me Kushtetutën.
“Besoj fuqishëm që përmbledhja e këtyre parimeve, ky draft-statut nënkupton se bëhet në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.”
Me zhvillimet e reja, Haradinaj beson se anëtarësimi i Kosovës në NATO mund të bëhet shumë shpejtë, siç ndodhi me Finlandën e Suedinë. Këtë proces, Haradinaj e sheh të implementueshëm brenda dy vitesh.
Tv Klan