Haradinaj: Katërshja e UÇK-së në Hagë, më e unifikuar sesa gjatë luftës

Ish i dënuari me katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale, Nasim Haradinaj, ka folur për kohën e kaluar në Hagë.

Haradinaj foli edhe për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, për të cilët tha se nuk kanë ndarje mes vete, por kanë unitet edhe më të fortë sesa gjatë luftës.

“Ata nuk kanë ndarje, deri në ditën që jam liruar unë flas me kompetencë, ata kanë pasur një unitet edhe më të fortë se që e kishin gjatë luftës”.

“Të katërt janë të unifikuar dhe vetë fakti që i kanë detyruar edhe avokatët të bashkëpunojnë mes vete, pasi avokatët shikojnë vetëm klientin e vet, deri sa kam qenë unë kanë qenë bashkë”, tha Haradinaj në “Kosova Today” në Klan Kosova.

Ai më tej vazhdoj duke thënë se në Kosovë po bëhet politikë, por sipas tij, po bëhet politikë e dëmshme në kurriz të ish-luftëtarëve.

“Këta lë të bëjnë politikë sa të duan, por po bëjnë politikë në dëm të shokëve të tyre sepse një pjesë të fajit e kemi edhe disa prej neve që pjesën e luftës e çuan në politikë si bagazh, për të ecur përpara personalisht, e kanë bërë shumë gabim”, tha ai.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share