Haradinaj e quan mashtrues Kurtin: Ishte në luftë me të gjithë por përfundoi në luftë me veten

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se për dy vjet në krye të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka qenë në “luftë” me shumë kategori në vend e me faktorin ndërkombëtar, por sipas tij, në fund ai përfundoi duke “luftuar” veten, raporton Ekonomia Online.

Kreu i AAK-së, ka përmendur edhe ndalesën e zyrtarëve shtetërorë për të udhëtuar në SHBA.

Haradinaj ka kërkuar që mos institucionet të mos bëjnë eksperimente me planin e propozuar nga evropianët.

“Jemi në dy vitet e qeverisjes Kurti, që sipas meje ishte në luftë me të gjithë por që përfundoi në luftë me vetveten. Kurti fillimisht u shpalli luftë kategorisë së lirisë, punëtorëve të sektorit publik, të gjithë sipërmarrësve duke i ndalë investimet kapitale. Rezultat i kësaj qeverie jo vetëm që është lodh por ka filluar t’i lodh edhe aleatët tanë më të mirë, të cilët për një vit nuk pranojnë asnjë zyrtarë të kësaj Qeverie për të udhëtuar në SHBA. Situata është serioze dhe Qeveria nuk duhet të bëjë eksperimente për të implementuar planin franko-gjermane. Ne e ndajmë qeverisjen Kurti, vlerësimin tonë si mashtrues”, tha Haradinaj. /EO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share