Haradinaj: Dialogun ta drejtojë SHBA, jo BE-ja

“Momenti i duhur që procesin t’ia dorëzojnë Presidentit Biden”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kërkon që procesin e dialogut për arritjen e një marrëveshjeje mes Serbisë dhe Kosovës ta udhëheqin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo Bashkimi Europian.

“Amerika kësaj here i dha shtytje procesit të udhëhequr nga BE dhe ndihmoi dhe e riktheu normalitetin në raportet Kosovë-Serbi. Duke i shprehur mirënjohje Bashkimit Evropian për lehtësimin e dialogut, është momenti i duhur që BE ta dorëzojë portfolion te Presidenti Biden, për marrëveshjen finale për njohje reciproke Kosovë – Serbi”.

Sipas ish-Kryeministrit Haradinaj, zbatimi i rendit dhe ligjit në tërë vendin, duhet të ndodhë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe se dialogu i deritanishëm nuk mund të zbehet e të rikthehet prapë dhe të flitet për të njëjtat tema.

Të enjten në Bruksel u mbajt takimi i nivelit të lartë në nivel të dialogut Kosovë-Serbi, ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç me ndërmjetësimin e emisarit Miroslav Lajçak dhe zv/Presidentit të KE-së, Jozef Borell.

Vetë Borrell pas këtij takimi u shpreh se nuk do të dorëzohej dhe se BE do të vijonte dialogun trepalësh.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share