,,Në Haraçinë nuk paguhet tatimi” kjo tani më i takon të kaluarës
Dje në Shkup në Holiday Inn nën organizim të USAID-it është mbajtur prezentim i punës dhe rezultateve nga bashkëpunimi me disa Komuna në sferën e tatimeve dhe transparencës.
Kryetari i komunës Haraçinë Ridvan Ibraimi në prezentimin e tijë në sferën e tatimeve ka shpalosur edhe shifra konkrete për vitin 2023.
Komuna e Haraçinës nga gjithsej 2675 amvisëri të regjistruara ka arritur që mbi 50% e qytetarëve kanë paguar tatimin,shumë prej tyre edhe në mënyrë vullnetare kanë kërkuar vendimin për tatimin e pronës.
Në krahasim me vitin 2022 Komuna e Haraçinës ka rritje prej 422% në aspekt të mbledhjes së tatimit në pronë.
Përfaqësuesi i USAID Bardhyl Marku duke folur për bashkëpunimin me Komunat e sidomos me Komunën e Haraçinës ka theksuar se ajo tani më është një ,,storje suksesi” jo vetëm në mbledhjen e tatimeve por edhe në aspekt të transparencës fiskale dhe aktive.
Sipas analizave dhe matjeve të fundit, Komuna e Haraçinës nga maksimum 16 pikë ka arritë 12 pikë indeksi që është rritja më e madhe nga të gjithë Komunat krahasuar me vitin 2022.
Në fundë të prezentimit ashtu siç theksoi edhe vet Kryetari Ibraimi, Haraçina më nuk është ,,njollë e zezë” por ajo sot me shumë krenari mburret me rezultatet e arritura e kjo është falë menaxhimit të suksesshëm, transparent dhe dinjitoz.
Kryetari Ibraimi ka falemnderuar USAID për mbështetjen dhe gadishmërinë për të bashkëpunuar dhe ndihmuar Komunën e Haraçinës,por gjithashtu ka falemnderuar edhe administratën komunale e në veçanti qytetarët për suksesin e përbashkët.