Hapja e urës mbi Ibër, Kosova injoron thirrjet e faktorit ndërkombëtar!

Qysh në orët e hershme te mëngjesit po bëheshin testimet e urës së Ibrit nëse është e gatshme për qarkullom të automjeteve.

Në mesditë testimi u bë edhe me kamionë.

Pavaresisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për të mos hapur urën, në komunën e Mitrovicës u organizua debat publik me qytetarët.

Serbët shfaqën shqetësimet për sigurinë nëse hapet ura.

E ka pasur të tillë që prioritet e shohin punësimin e tyre. U ankuan edhe për prani të madhe policore ne veri.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi ka thënë se argumenti që hapja e urës është kërcënim për tension është tendencioz.

Qeveria e Kosovës po këmbëngul për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të veturave e faktori nderkombetar nuk po e pranon nje vendim te tillë.

Kanë paralajmëruar se Kosova mund të humbë mundësi të mira me “vendime të njëanshme”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share