Hapja e negociatave, Rama: Do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE-së

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale pas çeljes zyrtarisht të grupit të parë të kapitujve të negociatave me Bashkimin Evropian.

Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel.

“Mirëmëngjes dhe me krenarinë e një dite të paharrueshme, ku Shqipëria u ul plot dinjitet në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Evropën e Bashkuar, me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve, të cilat morën të gjithë vlerësimin e merituar më në fund, si edhe me bindjen më të fortë se kurrë se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skënderbeut e të Ismail Qemalit në oborrin e Familjes së Evropës së Bashkuar në Bruksel, ju uroj të gjithëve një ditë të re të gëzuar”, shkruan Rama.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share