Inatet politike vazhdojnë t’i mbajnë të mbyllura çerdhet në Komunën e Haraçinës dhe Likovës.
Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, tha se nënshkrimi legjitim, do të jepet kur Ridvan Ibrahimi do t’i kërkojë falje sepse e ka quajtur jo-legjitim.
Megjithatē Limani thotë se jo gjithçka varet nga Ministria që ai drejton.
Nga ana tjetër, i pari i Haraçinës, Ridvan Ibrahimi nuk e sheh të arsyeshme që ti kërkojë falje Limanin, shton se është Limani ai që duhet tu kërkojë falje fëmijëve të Haraçinës po edhe Bankës Botërore.
Ndryshe, javë më i pari i Haraçinës, Ridvan Ibrahimi i shoqëruar nga Erkan Arifi po edhe këshilltarët e dy komunave, në formë proteste kanë dalë para Ministrisë që drejton Limani dhe kanë sqaruar problemet me të cilat përballen.