Hapet tenderi i ri për mbikqyrjen e projektit të ndërtimit të koridorit 8 dhe 10D

GRUBI: INTERESIM NGA KOMPANI ME RENOME BOTËRORE

Në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore janë hapur ofertat për zgjedhjen e mbikqyrësit të ndërtimit të autostradave në Korridorin 8 dhe 10D nga ana e konzorciumit Behtel dhe Enka. Interesim kanë shfaqur kompani me renome botërore.

Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për interesim të madh nga kompani ndërkombëtare me renome botërore për përzgjedhjen e konsulentit dhe mbikqyrësit të proјektit të ndërtimit të autostradave në Korridorin 8 dhe 10 me konzorciumin Bechtel – Enka.

“Sot, tre aplikues për konsulent financiar të Qeverisë për realizimin e projektit të Korridorit 8 dhe 10-D kanë konkuruar në shpalljen e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetëtore: Bëhet fjalë për kompanitë Ingerop & Egis nga Franca, IRD & Eptisa & EuroKonsalting nga Italia dhe Hill & GIM nga SHBA-të” – ka shkruar Grubi në Facebook.

Konzorciumi “Behtel dhe Enka” do të punojë në katër pjesët e Korridoreve 8 dhe 10D, kurse fillimet e punës priten vitin e ardhshëm. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut paraprakisht kanë deklaruar se pjesa e parë dhe më e lehtë nga aspekti I eksproprijimit të tokës është pjesa Gostivar – Kërçovë, kurse pritet që procedura të zgjatet në pjesën Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, ku RMV-ja duhet të merr mendimin e UNESCO-s, për shkak se traseja kalon afër Liqenit të Ohrit.

Korridori 8 paraqet një nga dhjetë korridoret panevropiane të trafikut dhe lidh Detin Adriatik me Detin e Zi, përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë./KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share