Hapet rruga për mbledhje të nënshkrimeve në tri komuna në Veri të Kosovës

SHKARKIMI I KRYETARËVE – DUHEN 20% TË TRUPIT VOTUES

Komisioni Qendror Zgjedhor u ka hapur rrugë mbledhjes së 20% të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje të tre kryesuesve të kuvendeve komunale për Leposaviq, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok lidhur me nismat e tyre për shkarkimin e kryetarëve të këtyre komunave në mënyrë që të hapet rruga për zgjedhjet e reja locale.

KQZ në përgjigje të ndara I ka njoftuar të tri komunat se inicuesit e grupeve nismëtare janë votues të komunave përkatëse pasi të njëjtën pyetje kishin kërkuar kryesuesit e kuvendit komunal në mënyrë që të vazhdohet me fazën tjetër, organizimin e votimit për largimit e kryetarëve të komunave përkatëse nga funksioni.

KQZ ka kthyer përgjigje edhe për numrin e përditësuar të votuesve të regjistruar në këto komuna.

Por kryesuesja e komunës së Zvecanit nuk ka dërguar pyetje në KQZ.

Sipas udhëzimit administrativ të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, “grupi nismëtar, brenda 30 ditësh nga pajisja me dokumentacionin e nevojshëm, duhet të mbledhë numrin e kërkuar të nënshkrimeve. Ky afat mund të shtyhet vetëm një herë, me kërkesë të grupit nismëtar edhe për 15 ditë tjera”.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Kosovës e nxori Udhëzimin Administrativ për largimin e kryetarëve të komunave, në shtator.

Udhëzimi kishte qëllim t’i hapte rrugë shpalljes së zgjedhjeve lokale në katër komunat me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pasi banorët lokalë i kundërshtojnë kryetarët shqiptarë, të zgjedhur në prill.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share