Për Presidenten e KE Ursula von der Leyen, hapjen e degës së tretë të Kolegjit Europian të Bryzhit në Tiranë, do të krijojë për Ballkanin Perëndimor një urë të fortë drejt Bashkimit Europian. Von der Leyen dha po ashtu edhe lajmin e mirë se Komisioni Europian do verë në dispozicion 15 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme për të gjithë studentët e Ballkanit Perëndimor.
“A ka mënyrë më të mirë sesa kjo për të përgatitur të ardhmen e Shqipërisë sesa kjo këtu, për të trajnuar brezin e ardhshëm. Kështu ne nisëm punën, folëm me Kolegjin e Europës, tani më pak se 1 vit me pas, ja ku jemi këtu sot duke krijuar themelet e degës së tretë të Kolegjit të Europës, këtu në Tiranë. Ne e mbajtëm fjalën, nesër do të hapim zyrën, por sot do të përqendrohemi tek ata që do t’i japin jetë kolegjit, studentëve. Që nga ky moment e tutje ne duhet ta mbajmë mënd mirë këtë moment, studentët në Shqipëri, nga Ballkani Perëndimor, nga Europa e më gjerë, mund të aplikojnë për të studiuar këtu në degën e tretë të Kolegjit të Europës. Shtimi i një dege tjetër jep kontributin e vet për Shqipërinë dhe rajon. Kjo është dega e tretë e Kolegjit, e dyta u krijua në Poloni, dhe ajo që bëri për Poloninë dhe vendet e tjera kandidate në atë kohë, edhe kjo do të bëjë të njëjtën gjë. Për t’i përgatitur ata për anëtarësimin në BE. Edhe kjo degë e Kolegjit Europian do të bëjë të njëjtën gjë për Ballkanin Perëndimor duke krijuar një urë të fortë drejt Bashkimit Europian.
“Komisioni ka caktuar fonde për mbështetjen e krijimit të kampusit, por më shumë fonde do të vijojnë. Jam gjithashtu shumë e kënaqur që ju thatë që 31 studentë do të jenë pjesë e kursit master, por unë kam kënaqësinë që t’ju njoftoj që do të kemi një paketë financiare me bursa, për studentët e Ballkanit Perëndimor. Do të kemi 15 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme. Besoj që të gjithë e kuptojmë sesa e rëndësishme është kjo”./tvklan.al