Hapet në mënyrë solemne ura ”Peleshac” në Kroaci

PROJEKTI ME VLERË MBI 500 MILIONË EURO I KA BASHKUAR BE-në DHE KINËN

Kroacia mbrëmë në mënyrë solemne ka hapur urën “Peleshac”, e cila i lidh dy pjesë të territorit kroat dhe e anashkalon brezin e shkurtër boshnjak i cili del në Detin Adrtiatik. Urën me gjatësi rretj dy kilometra e gjysmë e ka ndërtuar një kompani kineze, me bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian. Bëhet fjalë për ndërtim elegant, me gjashtë shtylla në det të lidhura me kabllo në formë piramidale, që sipas fjalëve të Kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq “zgjon ndjenjën e krenarisë”.

Me fishekzjarre dhe fluturimin e avionëve ushtarakë u zhvillua ceremonia e hapjes së urës së shumëpritur që lidh dy pjesë të bregdetit kroat, duke iu shmangur Neumit, brezit të vogël – daljes së vetme të Bosnjës dhe Hercegovinës në det. Kreu i shtetit dhe të ftuar special morën pjesë në ceremoni, ndërsa qytetarët kureshtarë e kaluan urën që ditën, megjithë diellin e fortë dhe motin e nxehtë. Urën “Peleshac” e ndërtoi një kompani kineze, ndërsa është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, krahas frikës së Brukselit nga depërtimi ekonomik kinez në vendet anëtare dhe ndikimi përmes investimeve në infrastrukturë, raporton Klan M.

“Kjo është ditë historike për Kroacinë. Më pushton ndjenjë gëzimi, krenarie dhe mirënjohje. Gëzim qe realizum projekt që është vërtetë shtetëror, strategjik, kroat dhe mbipartiak. Ky është projekt i gjeneratës, projekt i krenarisë” – Andrej Plenkoviq, kryeministër Kroaci.

Përmes video lidhjes në ceremoni i drejtua edhe Kryeministri kinez.

“Ura i pasqyron marrëdhëniet miqësore në mes Kinës dhe Kroacisë, por edhe në mes Kinës dhe Bashkimit Evropian që paraqesin forca të rëndësishme politike, por edhe forca ekonomike globale udhëheqëse” – Li kekoang, kryeministër kinez.

Ura është e gjatë 2,4 kilometra dhe varet mbi Detin Adriatik duke e lidhur tokën kroate me gadishullin e Peleshacit dhe bën të mundur më shpejt të mbërrihet në destinacionin më të njohur turistik kroat, qytetin mesjetar të Dubrovnikut. Ish Federata Jugosllave nuk ka pasur kufij në mes gjashtë republikave, por pas shpërndarjes së shtetit në vitet e 90-ta dy pjesë të bregdetit kroat u ndanë me një brez të ngushtë që i takoi Bosnjës. Për këtë arsye edhe banorët vendas edhe turistët kalonin në vendkalime kufitare, gjë që e vështirësonte komunikacinin, duke i lënë banorët e pjesët jugore të Kroacisë me ndjenjën e ndarjes nga pjesa tjetër e vendit. Në mënyrë që tejkalohet problemi, në vitin 2017 Bashkimi Evropian ndau 357 milionë euro, ndërsa kompania kineze “Road and Bridge Corporation” në vitin 2018 u zgjodh në tender ndërkombëtar për ndërtimin e urës, e cila në total ka kushtuar 526 milionë euro. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share