Hapet kufiri, Gaza “fiton bukë e ujë” (VIDEO)

Dërgesa e shumëpritur arriti.

Fiks dy javë pas fillimit të luftimeve Izrael-Palestinë, në Rripin e Gazës hynë ndihmat humanitare. Kalimin e 20 kamionëve të parë e mundësoi Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, që siguroi marrëveshje nga Izraeli dhe Egjipti, për ta hapur pikën kufitare, Rafah.

2.3 milionë palestinezë, gjysma e të cilëve të larguar nga shtëpitë e tyre, po e ndanin në sasi të vogla ushqimin me njëri-tjetrin, derisa po pinin ujë të ndotur. Spitalet njoftuan se po mbaronin furnizimet mjekësore dhe karburantet për gjeneratorët e urgjencës, pas ndërprerjes së energjisë elektrike në të gjithë territorin, njofton Klan Kosova.

E Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari, pohoi se ky proces është nën kontroll. Në anën tjetër gjatë një konference në Kajro, presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, përsëriti thirrjen për një samit të paqes të Kombeve të Bashkuara që synon t’i japë fund luftës Izrael-Hamas.

Aktualisht janë më shumë se 200 kamionë të mbushur me rreth 3,000 tonë ndihma humanitare të vendosur pranë pikëkalimit kufitar, në pritje për t’u futur në Gazë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share