HAPET KONFERENCA E PARË NDËRQEVERITARE RMV – BE
“Ditë historike për RMV-në si rezultat i përpjekjeve afatgjata dhe vendimit të madh të qytetarëve. Politika e zgjerimit të BE-së ndikon drejtpërsëdrejti për stabilitetin dhe paqën në Ballkanin Perëndimor” – ka deklaruar Kryeministri I RMV-së, Dimitar Kovacevski, në Konferencën e Parë Ndërqeveritare RMV-BE.
Duke hapur Konferencën, Jan Lipvavski, Ministri I Jashtëm i Republikës Çeke, vendit që kryeson me BE-në, deklaroi se “Negociatat aderuese që sot nisin me RMV-në do të jenë rigoroze dhe të vështira”. Sipas tij, Konferenca e ardhshme Ndërqeveritare do të mbahet pa anulime dhe kushte tjera politike, pasi RMV-ja do t`i bëjë ndryshimet kushtetuese, respektivisht futjen e bullgarëve në Kushtetutë.
Shefi i Diplomacisë evropiane, Zhozep Berel, ka vlerësuar se bëhet fjalë për një përfitim të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimot, por edhe për BE-në, duke marrë parasysh zhvendosjet tektonike gjeostrategjike.
Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Olover Varhsleji, paralajmëroi se BE-ja është e gatshme menjëherë të nis procesin e skriningut të RMV-së.
Pas Konferencës Ndërqeveritare, sipas paralajmërimeve, do të nis procesi I skriningut, që do të zgjasë një vit e gjysmë.
Pas përfundimit të skriningut parashihet edhe Konferenca e Dytë Ndërqeveritare, ku duhet të kompletohet faza e hapjes së negociatave, mirëpo mbajtja e saj kushtëzohet me ndryshimet kushtetuese.