Hapet edhe paralelja e tretë në gjuhën shqipe në Veles

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një shkrimi në rrjetin social facebook njoftoi se do të  hapet paralele në gjuhën shqipe në SHMK Jovçe në Veles , dhe se në atë paralele mësimin do ta ndjekin nxënësit  të cilët kanë zgjedhur drejtimin ekonomik.

“Po e përmbylli javën e punës edhe me një lajm të bukur për Velesin.

Sot dhash pëlqimin për funksionimin e paraleses në gjuhën shqipe në SHMK Jovçe Tesliçkov në Veles.
Në atë paralele mësimin do ta ndjekin nxënësit të cilët kanë zgjedhur drejtimin ekonomik në këtë shkollë. Tju rikujtojmë që kohë më parë një paralele në gjuhën shqipe u hap edhe në SHMK Koço Racin gjithashtu në Veles drejtimi gjimnaz i përgjithshëm.
Jeta multietnike, e drejta për mësim në gjuhën amtare dhe bashkëjetesa patjetër të jenë kryefjala e secilit pjesëmarës në shoqëri që do të jetë shembull për gjeneratat e ardhshme.
Ju uroj suksese nxënësve, me shpresë që do na dëshmojnë se ia vlen përpjekja për t’u siguruar mësimin në gjuhën amtare dhe se prej tyre do të presim të bëhen ekonomist profesionist”, njoftoi Jeton Shaqiri
Lexo gjithashtu
Total
0
Share