“Hapët dyert dhe zemrat tuaja në momentet më të vështira për ne”, Vjosa Osmani falenderon RMV-në për ndihmën gjatë luftës së Kosovës

Vjosa Osmani gjatë fjalimit të saj në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut tha se në momentet më të vështira pranë u kanë qëndruar Maqedonia e Veriut e sidomos shqiptarët që hapën dyert për refugjatët.

“Në ditët e errëta tona kur po rrezikohej ekzistenca jonë nga makineria gjenocidiale e Millosheviqit, Maqedonia e Veriut e sidomos shqiptarët në këtë shtet hapën dyert dhe zemrat e tyre duke u bërë strehë e shumë të dënuarve me dhunë, ndërkaq shumë të tjerë i shpëtuan vdekjes duke u bërë refugjatë në vendet e tjera të botës, prandaj faleminderit nga zemra në emër të gjithë qytetarëve të Kosovës për të gjithë ata që na dolën në krah në vitet 1998/99, ua kthefshim të gjithëve për të mirë” – deklaroi Vjosa Osmani. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share