Hamasi ka pranuar një projekt-marrëveshje për armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve

Hamasi ka pranuar një projekt-marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e dhjetëra pengjeve, thanë të martën dy zyrtarë të përfshirë në bisedime.

Një zyrtar izraelit tha se është bërë përparim, por detajet janë duke u finalizuar.

Associated Press posedon kopjen e marrëveshjes së propozuar dhe një zyrtar egjiptian dhe një zyrtar i Hamasit, konfirmuan autenticitetin e saj.

Plani duhet t’i paraqitet kabinetit izraelit për miratim përfundimtar. Të tre zyrtarët folën në kushte anonimiteti për të diskutuar bisedimet me dyer të mbyllura.

Katari, një ndërmjetës kyç në bisedime, tha se Izraeli dhe Hamasi ishin në “pikën më të afërt” për një marrëveshje.

Shtetet e Bashkuara, Egjipti dhe Katari kanë kaluar vitin e kaluar duke u përpjekur të ndërmjetësojnë për t’i dhënë fund luftës 15-mujore, dhe për të siguruar lirimin e dhjetëra pengjeve të kapur në sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023.

Rreth 100 izraelitë janë ende robër brenda Gazës dhe ushtria beson se të paktën një e treta e tyre janë të vdekur.

Zyrtarët kanë shprehur optimizëm në rritje se mund të përfundojnë një marrëveshje përpara inaugurimit më 20 janar të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i dërguari i të cilit në Lindjen e Mesme i është bashkuar negociatave.

Ofensiva ka kthyer në rrënoja zona të mëdha të territorit dhe ka zhvendosur rreth 90 për qind të popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës, me qindra mijëra të grumbulluar në kampe tendash përgjatë bregdetit ku uria është e përhapur.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share