Hamasi ka kërcënuar se asnjë peng i vetëm nuk do të lejohet të largohet i gjallë nga Gaza nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për shkëmbimin e të burgosurve.
“As armiku fashist dhe lidershipi i tij arrogant dhe as mbështetësit që qëndrojnë pas tyre nuk mund t’i marrin të burgosurit pa i shkëmbyer, negociuar dhe pajtuar me kushtet e rezistencës”, u shpreh zëdhënësi i Hamasit, Abu Obeida.
Presioni është rritur mbi zyrtarët për mbi 138 personat që ende mbahen nga Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura. Izraeli është zotuar herë pas here se do të bëjë çfarëdo që të jetë e mundur për të shpëtuar pengjet e mbetura.
Rreth 110 pengje janë liruar në total, por një armëpushim njëjavor ka filluar, në kuadër të të cilit u liruan dhjetëra, përfundoi javën e shkuar dhe që atëherë, Izraeli ka rifiluar bombardimet e tij në Gaza. Ndërmjetësi kryesor i Katarit thotë se shanset për një armëpushim të ri midis Izraelit dhe Hamasit po ngushtohen, por është zotuar të vazhdojë presionin mbi të dyja palët.
Sjellim në vëmendje se 1200 persona mbetën të vrarë si pasojë e sulmeve të Hamasit në Izrael dhe po ashtu u morën 240 pengje, disa prej të cilëve u liruan gjatë armëpushimit. Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka thënë se Izraeli ka vrarë rreth 18,000 njerëz në Gaza./tvklan.al