Hamas akuzoi kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, po vendos pengesa përpara negociatave për armëpushim mes bisedimeve që synojnë arritjen e një marrëveshjeje për të ndaluar luftën në Gaza.
Grupi i rezistencës i bëri thirrje ndërmjetësve që të ndërhyjnë dhe të ndalojnë ato që i quajti “manipulime dhe krime” nga Netanyahu. Edhe pse negociatat për një marrëveshje armëpushimi u intensifikuan, tanket izraelite përparuan në zemër të qytetit të Gazës pas një nate bombardimesh.
Hamas theksoi se ndërsa ata tregojnë fleksibilitet për të lehtësuar arritjen e marrëveshjes, Netanyahu po vendos pengesa shtesë në rrugën e negociatave, duke përshkallëzuar agresionin dhe krimet kundër popullit të Gazës.