Halil Snopçe në sesionin e Asamblesë Parlamentare në Varshavë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe në sesionin e Asamblesë Parlamentare mbajtur në Varshavë të Polonisë, në sesionin kushtuar konsekuencave ekonomike të agresionit rus në Ukrainë, theksoi se me këtë agresion u ndryshua i tërë koncepti i mirëqenies në rajonin evropian. Nëse deri tash mirëqenia varej nga çmimi i lirë i energjisë që vinte nga Rusia dhe çmimet e lira të produkteve që vinin nga kina, sipas deputetit Halil Snopçe, agresioni rus në Ukrainë ndryshoi këtë fakt.

“Tani është koha që Evropa të gjejë burime vetjake për prodhimin e energjisë. Kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të bëhet me zëvendësimin e një varshmërie me një varshmëri tjetër. Për të arritur pavarësinë në këtë sektor, nuk është e logjikshme që varshmëria të zëvendësohet me një varshmëri tjetër. Prandaj duhet të hulumtuar për të gjetur metoda vetjake sepse metoda më e mirë është ajo që sigurohet brenda vet Evropës”, u shpreh deputetit Halil Snopçe.

Ai potencoi po ashtu se tani ekzistojnë sfida të mëdha për tërë Evropën.

“Tani ekzistojnë sfida të mëdha për tërë Evropën. Parashtrohet pyetja se si do të reshtohen shtetet e Evropës në këtë kuadër, posaçërisht shtetet e Ballkanit Perëndimor. A do të jenë shtetet tona në gjendje të krijojnë një plan ambicioz dhe me perspektivë që në një afat të caktuar do të na pavarësonte në këtë drejtim? Kjo në asnjë mënyrë nuk mund të bëhet nëse nuk investohet në mënyrë të drejtë në këtë sferë. Pra, jo nëpërmjet mënyrave korruptive siç ndodh shpesh herë në shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha deputeti Snopçe duke nënvizuar se shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të jenë vendimtar për të ardhmen e Evropës.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share