Futbollisti i PSG po hetohet i lirë në mbikqyrje nga policia
Achraf Hakimi po hetohet për dhunë seksuale ndaj një 24-vjeçareje sipas mediave franceze. Futbollisti maroken i Paris Saint Germain u mor në pyetje nga policia rreth këtyre akuzave dhe më pas u la i lirë por do të qëndrojë në mbikqyrje.
Ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në shtëpinë e futbollistit sipas asaj që pretendon vajza. Hetimi ka nisur edhe pse nuk ka patur denoncim. Mediat franceze shkruajnë se të dy janë takuar në banesën e Hakimi, pasi janë njohur në rrjetet sociale.
Kohët e fundit edhe një tjetër futbollist, braziliani Dani Alves akuzohet për përdhunim. Për të ka nisur gjyqi dhe është në burg në pritje të vendimit përfundimtar.
Tv Klan