Vendoset foto e Pelé, ofeza dhe postime makabre
E turpshme ajo që çfarë ndodhi në profilin e Diego Armando Maradona në Facebook.
Nuk u mjaftuan me kaq. Personat që ende nuk janë identifikuar apo nuk kanë marrë përgjegjësinë, publikuan edhe një sërë postimesh makabre.
Ai që bëri më shumë bujë ishte “E dini që kam falsifikuar vdekjen time?”, në lidhje me ngjarjen e Nëntorit 2020, kur argjentinasi humbi jetën pas komplikacioneve në zemër.
Sulmi kibernetik u konfirmua nga familja, por orët e fundit në hakerat kanë postuar mesazhe të tjera anormale si për shembull “Nuk ka koka në parajsë, vetëm Pepsi” apo “CR7 është një gomar, rroftë Messi”.
Në një postim të fundit personi që ka manipuluar profilin shkruan se ka qenë një account rus që i ka dhënë aksesin në profilin e Maradonës jo vetëm atij por edhe shumë personave të tjerë.
Duke parë peshën e veprimit të tij, ky person është tërhequr nga postimet që ka bërë në profilin e Maradonës.
Në Argjentinë e kanë konsideruar ngjarjen shumë të rëndë pasi Diego ishte idhull për të gjithë.
Tv Klan